Gërvalla takohet me Shefin e OSBE-së, bisedojnë për situatën me Covid-19

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Gjatë këtij takimi, Gërvalla ka njoftuar ambasadorin për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës si dhe zhvillimet aktuale në vend.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Gërvalla e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ky mision u ka ofruar institucioneve të vendit në vazhdimësi si dhe për gatishmërinë për të kontribuuar në çështje që lidhen me dialogun e brendshëm me komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Po ashtu temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë COVID-19.

Të ngjashme