Gërvalla zyrtarisht ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

????????????????????????????????????
Prishtinë | 23 Mar 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, të martën, pranoi detyrën ministrore që iu dha një ditë më parë nga Kuvendi i Republikës, me votimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Pasi u njoh me strukturën aktuale, Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe pune ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës.

“Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diaspores, prandaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e Kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbëshetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, tha ndër të tjera drejtuesja e re e diplomacisë kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme