Gëzon Kastrati: Diskursin e sotëm të VV-së rreth gjykatës e konsideron të ngjashëm me atë të PDK-së

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati ka thënë se diskursi i VV-së që secilin veprim të sotëm rreth gjykatës e arsyeton mbi kundërshtimin e saj ne 2015 duke akuzuar te tjerët qe kanë votuar themelimin e kesaj gjykate, është krejt i ngjashëm me diskursin e dikurshem te PDK-së.

Të dytët në emer te luftës kanë arsyetuar edhe keqqeverisjen e pasluftës, ndërsa te parët ne emër te kundershtimit te dikurshëm te gjykatës, edhe sot me veprime jane mbështetesit më te mëdhenj te saj.

Njoftimi i plotë:

Ky diskursi i VV qe secilin veprim te sotem rreth gjykates e arsyeton mbi kundershtimin e saj ne 2015 duke akuzuar te tjeret qe kane votuar themelimin e kesaj gjykate eshte krejte i ngjajshem me diskursin e dikurshem te PDK-se qe secilin kundershtar e akuzonte me pyetjen “ku ke qene ti gjate luftes?”.

Te dytet ne emer te luftes kane arsyetuar edhe keqqeverisjen e pasluftes, ndersa te paret ne emer te kundershtimit te dikurshem te gjykates. sot me veprime jane mbeshtetesit me te medhenj te saj.

P.s. Krahasimin po e bej te logjika qe “i jepin te drejte vetes” me u thirre ne emer te se drejtes historike, duke qene i vetedijshem qe nuk kane fare krahasim per nga kontributi pjesemarrja ne lufte me nje kundershtim te nje procesi ne Kuvend.

Të ngjashme