Gëzon Kastrati: Për të ardhur keq keqpërdorimi që po i bënë VV-ja Saranda Bogujevcit

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Gëzon Kastrati nga PSD-ja komentoi deklaratën e Zëvendëskryemisntrit Driton Selmanaj, duke i thënë që e besoj faktin që zoti Selmanaj eshte lodhe, dhe duke mos qene i interesuar per asnje nga krimet qe kane ndodh nga ish regjimi serb.

Madje, ai tha se gjithashtu eshte per keqardhje keqperdorimi qe VV-ja po i bënë Saranda Bogujevcit, me apo pa vetedije te kësaj te fundit.

Njoftimi i plotë:

Driton Selmanaj paska thene qe “jemi lodh me keso gjerash” kur ne diskutim eshte permend qe Saranda Bogujevci eshte e mbijetuara e nje masakre

Po e besoj faktin qe zoti Selmanaj eshte lodhe. Duke mos qene i interesuar per asnje nga krimet qe kane ndodh nga ish regjimi eshte normale qe lodhesh sahere qe permenden ato.

Duke mos pas konsiderate per viktimat eshte normale qe pezmatohesh sahere qe permenden ato. Duke mos qene ne anen e luftes eshte normale qe irritohesh sahere te permendet ajo.

Pavaresisht pozicionit te zotit Selmanaj per historine tone, eshte e papranueshme gjuha e tij. Aq me pak kur eshte z.v. Kryeminister.

Ne fakt per mua eshte i papranueshem edhe pozicioni i tij por ja qe jemi duke jetu ne nje kohe ku secili mendon e thote cka te doje.

Per keqardhje.P.s. Gjithashtu eshte per keqardhje keqperdorimi qe VV i bene Saranda Bogujevcit, me apo pa vetedije te kesaj te fundit.

Të ngjashme