GGD-ja shënon 14-vjetorin e themelimit, gratë kërkojnë përfaqësim më të madh

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 12:42 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës ka shënuar  14-vjetorin e themelimit. Pas ekspozitës e cila u mbajt  në sheshin “Skënderbeu” gratë deputete kanë mbajtur edhe një seancë të Kuvendit, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku-Topalli, ka thënë se gratë nuk janë të përfaqësuara sa duhet, ndërsa ka shtuar se gratë në poste të larta janë më të ndërgjegjshme dhe më pak të përfshira në afera korruptive

“Femrat kosovarë nuk janë të përfaqësuara në nivelin e duhur, kjo është çështje që ekziston prej kohësh madje edhe në ato shumë vjeçare të demokracisë shumë vjeçare. Gratë i bënë më të veçanta perspektiva më ndryshe e te kuptuarit te realitetit. Gratë në poste të larta janë më pak të ndikuara nga aferat korruptive. Gratë duhet të marrin vendet e duhura në çdo shoqëri, kjo sepse s’ka shoqëri të barabarte nëse s’ka ndarje të barabartë. Më vendin tonë kemi ambasadore shumë te zonja, kryetare, sportiste e këngëtare. Bota ka ndryshuar dukshëm dhe femrat kanë dëshmuar se mund te jenë kryetare”, tha ajo.

 Nga zyra e BE-së, Anette Fath-Lihic tha se gratë nuk janë të përfaqësuara në pozita vendimmarrëse duke parë se Kosova ka gra me profesionalizëm në të gjitha shkallët.

Fath-Lihic ka shtuar tutje se BE-ja do të mbështet rrjetin e grave.

 “Të gjithë e dimë që gratë nuk janë të përfaqësuara sa duhet ne pozitat vendimmarrës. Kosova është me plotë gra që kanë profesionalizëm në të gjitha shkallët. Më partneritet me organizatën e grave të Kosovës BE-ja investon dhe mbështet fuqizimin e grave. Kuvendi i Kosovës dhe ai Komunal pas mandatit shumica e tyre janë përzgjedhur edhe në të dytën me meritën e vet”, tha ai.

Anëtarja e Bordit të Grupit të Grave, Teuta Haxhiu ka thënë se GGD-ja duhet mbështetur edhe financiarisht, ndërsa ka shtuar tutje se gratë kanë nevojë për hapësirë më të madhe.

“Pa na ndihmuar financiarisht  nuk mund të qëndrojmë për fuqizimin e grave. Në kuvendin kemi dy nënkryetarë por s’kemi shumë përfaqësim në ministri. Mesazhi është i qartë duam hapësirë më të madhe jam shumë e sigurt që gratë kur marrin detyra janë shumë më të ndjeshëm dhe të përgjegjshme”, tha ajo.

Deputetja Flora Brovina ka thënë se ky grup ka akoma për të bërë.

 “Vet formimi i grupit ka pasur këtë qëllim, ne të jeni shembull i këtij dialogu pa marr parasysh dallimet  tona ideoologjike dhe partiake. Ndihem shumë e lumtur qe është ky grup por ka shumë detyra për të bërë.

Kryetari i Grupit të të Rinjve Fidan Rekaliu, ka thënë se akoma përfaqësimi i grave nuk është në nivel të kënaqshëm.

“Në këtë ditë shprehi mirënjohje për këtë institucion ku përgjatë viteve kanë bërë një punë të mirë. Grupi i Grave Deputete ka marr aktivitete të ndryshme ato nuk janë formuar vetëm në adresimin e çështjeve gjinore por edhe arsim edukim e të tjera. Rritja e fuqisë së gruas në jetën publike ndihmon në kujdesin ndaj familjes, shtetin siguron perfomancë ndaj shtetit”, tha ai.

 GGD-ja funksionon dhe vepron në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rregullores së grupit të grave deputete dhe Strategjinë e Veprimit të GGD-së.

GGD angazhimin e ka të përqendruar në aktivitetet e parapara në objektivin kryesorë dhe objektivat strategjike që kryesisht kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, avokimit për sigurimin e buxhetit të nevojshëm, marrjen e masave afirmative për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.

Të ngjashme