Gjashtë kandidatë të pavarur ia mësyjnë komunave, në mesin e tyre edhe Rufki Suma

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka hyrë sërish garës për kryetar të kësaj komune.

Emri i tij figuron në listën e prezantuar nga KQZ, ku shihet se ai ka aplikuar për certifikim si kandidat i pavarur.

Suma nuk është i vetmi kandidat i pavarur që po kandidon për kryetar komune.

Deri tash janë edhe pesë kandidatë tjerë që synojnë të marrin drejtimin e komunave si kandidatë të pavarur.

Partitë politike kanë kohë deri nesër që t’i dërgojnë emrat për certifikim në KQZ për kryetar të komunave dhe asamble.

Lista e kandidatëve të pavarur që kanë aplikuar për t’u certifikuar në KQZ:

Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;

Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;

Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;

Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;

Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;

Të ngjashme