Gjashtë milionë euro për 3 projekte që nuk u diheshin hollësitë

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë milionë euro është vlera e tri projekteve kapitale që Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) i kishte planifikuar në buxhetin e vitit 2019. Por, për të tri projektet në fazën e planifikimit, Ministria nuk i ka ditur hollësitë, siç janë shumat e ndara komunave apo numri i personave përfitues.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) për MKK-në për vitin 2019, me rastin e planifikimit të buxhetit, kjo ministri kishte neglizhuar analizën e hollësishme para se këto projekte t’i propozohen. Këto janë cilësuar si dobësi të ministrisë në planifikimin e projekteve kapitale, shkruan KOHA.

Sipas Udhëzuesit për procesin dhe planifikimin e buxhetit, i nxjerrë nga Ministria e Financave, të gjitha organizatat buxhetore të bëjnë analizë të hollësishme të projekteve kapitale që propozohen. Mirëpo, MKK-ja thuhet se nuk e kishte bërë këtë.

“Në tabelën 3.2 të Ligjit të Buxhetit të projekteve kapitale për nivelin qendror ishin planifikuar tri projekte. Këto projekte nuk ishin specifikuar dhe detajuar, por kishin vetëm një përshkrim të përgjithshëm dhe vlerën financiare”, thuhet në raport. Projektet e planifikuara ishin “Projekti Rikthimi, Riintegrimi i Komuniteteve (RRK-IV-), faza 4” në vlerë 1 milion euro, “Projekti për Kthim (Ndërtimi i shtëpive për të kthyer)” në vlerë 2 milionë e 150 mijë euro dhe “Projekti për Komunitete”, në vlerë 2 milionë e 850 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme