Gjatë rinumërimit KQZ-ja po analizon fletëvotimet e pavlefshme

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 08:07 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në bazë të të dhënave preliminare, më shumë se 40 mijë fletëvotime janë konsideruar të pavlefshme në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i tha Ekonomia Online se statistikat përfundimtare të pavlefshmërisë së fletëvotimeve do të bëhen pas shpalljes se rezultateve përfundimtare.

Ai theksoi se KQZ ende nuk ka informata në lidhje me natyrën e pavlefshmërisë së fletëvotimeve.

Por, njoftoj se gjatë kohës së rinumërimit të vendvotimeve është duke u bërë analiza e pavlefshmërisë së fletëvotimeve.

“Në bazë të dhënave preliminare që kemi nga dita e zgjedhjeve të datës 6 tetorit 2019 numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë më shumë se 40 mijë. Këto janë të dhëna preliminare të cilat janë nga tereni nga dita e zgjedhjeve. Për statistikat përfundimtare edhe sa i përket pavlefshmërisë së fletëvotimeve do ti kemi me rastin e shpalljes se rezultateve përfundimtare”.

“Se cila është natyra e pavlefshmërisë së këtyre fletëvotimeve nuk e dimë akoma, por gjatë kësaj kohë sa po bëhen rinumërimi i fletëvotimeve në QNR po shfrytëzohet ky rinumërim për të nxjerr një analizë sa i përket natyrës së pavlefshmërisë së këtyre fletëvotimeve”, tha ai.

Elezi ka rikujtuar se në vitin 2017 KQZ-ja ka analizuar mbi 7200 fletëvotime të pavlefshme.

Sipas tij, 79% e fletvotimeve të pavlefshme janë bërë pasi votuesit kanë bërë ngatërrim të subjekteve apo kandidatatëve për deputet.

“Deri me tani janë 844 vendvotime që i nënshtrohen procesit të rinumërimit. Janë një numër mjaftë i madh i vendvotimeve të cilat mund të na shërbejnë për të pasur të dhëna sa i përket pavlefshmërisë së fletëvotimeve dhe përse kemi kaq shumë kemi fletëvotime të pavlefshme. KQZ-ja me përfundimin e çdo procesi zgjedhor analizon aspektet të tij, nxjerr raporte sa i përket pavlefshmërisë së vendvotimeve”.

“Së fundmi në vitin 2017 KQZ ka analizuar natyrën e pavlefshmërisë së vendvotimeve në QNR kur është bërë numërimi i disa vendvotimeve aty janë analizuar më shumë se 7200 fletëvotime të pavlefshme. 46% e tyre është vërejtur se votuesi e ka zgjedhur vetëm kandidatët për deputet pa e zgjedhur subjektin politik. 33% e rasteve votuesi ka zgjedhur më shumë se një subjekt politik, në dyja raste fletëvotimi është i pavlefshëm. Më pak raste është shprehur bërja e qëllimshme e  fletëvotimit të pavlefshëm në 12% e 7200 e fletëvotimeve të pavlefshme. 9% e fletëvotimeve janë të zbraztë”.

Elezi theksoi se në zgjedhjet e 2019, janë 844 vendvotime, të cilat mund të bëjnë një analizë të natyrës se fletvotimeve të pavlefshme.

“Tani në vitin 2019 gjatë kësaj kohe kur po bëhen rinumërimet po analizohen natyra e pavlefshmërisë së fletëvotimeve të këtij procesi zgjedhor. Janë 844 vendvotime që janë një bazë e mirë për të bërë një analizë të kësaj natyre”, tha ai.

Të ngjashme