Gjendja në arsim, përplas Bytyqin me deputetët e VV-së

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 14:17 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi është përballur me deputetët e Vetëvendosjes në seancën e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim.

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, e ka akuzuar ministrin Bytyqi për punësime partiake dhe pa kritere, raporton EkonomiaOnline.

“Ju si ministër çka po ndërmerrni ta luftoni korrupsionin? Përgjegjësinë për cilësi në arsim thoni se e kanë komunat, është e papranueshme sepse jeni institucioni përgjegjës. Keni punësuar njerëz të partisë juaj që nuk kanë kualifikim. Zotimit përmbajuni dhe mos e dëmtoni arsimin për shkak të klientelizmit që po e bën Nisma e kanë bë edhe partitë tjera”, tha ai.

Por, ministri Bytyqi i ka kundërshtuar pretendimet e Kurteshit.

“Nuk ka punësim, Nisma asnjë punësim zyrtar nuk e ka”, tha ai.

Kurteshi e akuzoi  Bytyqin edhe për mos dërgimin e raportit në lidhje me gjendjen e librave amë.

“Në letrën e zonjës Gecaj thotë se po ua dërgon raportin në lidhjen me gjendjen e librave amë.  Nuk po e them për inati të Nisëm as askujt tjetër, po i them gjërat që janë të dëmshme”, tha ai.

Ministri Bytyqi edhe për këtë akuzë kishte përgigje.

“Z. Kurteshi lidhur me mosdorëzimin e librave nëse keni informata ju kisha lutë të shkoni në Prokurori dhe të lajmëroni. Nëse ka mendime se ka implikime shkoni në prokurori”, tha ai.

Por Kurteshit iu bashkëngjitë edhe bashkëpartiakja Albulena Haxhiu, e cila përmendi një numër të emrave të cilët sipas saj kanë lidhje me ministrin dhe janë punësuar nga ai.

“E para ministër ju ftoj të mos talleni me deputetë as me qytetarët të Kosovës. Prej që keni ardh në krye të ministrisë e keni shndërrua MAShT në çerdhe të militantëve partiake dhe për këtë flasin të gjithë. Në anën tjetër e keni shkatërruar sistemin arsimor në Kosovë. Ministër mos të shkon mendja ty as partisë tënde me u krahasua me VV-në. Nuk mundeni me na shti me një thes”, tha ajo.

Ministri Bytyqi mohoi edhe kwto akuza tw deputetes Haxhiu.

“Edukimi dhe kultura ime nuk më lejon të tallem me askënd. Qasja juaj nuk ia vlen as me u tallë si po iu drejtoheni një ministri. Nëse jeni deputetë merrni info të sakta, shikoni ato që i përmendët, a punojnë në MAShT. Kur deklaroni diçka publike merrni info të sakta dhe konsideroni cila është tallja”, tha ai.

Të ngjashme