Gjenerali Becker dorëzon detyrën, thotë se mbetet punë për transformimin e plotë të FSK-së

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 11:38 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e ndërrimit të Drejtorit të Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s (NALT ) në Ministrinë e Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.    

Gjeneral brigade Michael G. Oberneyer ka marrë detyrën si drejtor i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) nga gjeneral brigade Uwe A. Becker.

Ky i fundit e ka  kujtuar punën e tij përgjatë këtyre viteve sa ka shërbyer në Kosovë.

Thotë se ishte një mision i suksesshëm në të cilin ishte një qëllim i përbashkët.

“Jam i impresionuar me numrin e mysafirëve dhe shpresoj qe s’keni ardhur këtu vetëm për tu siguruar  që po shkoj nga këtu. Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për personelin e këtij organizimi. Ka qenë kënaqësi e madhe të jem pjesë e kësaj Bashkësisë Ndërkombëtare këtu në Kosovë. Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë, përkrahjen dhe miqësinë e juaj. Edhe nëse kemi misione të ndryshme, jemi të bashkuar në zotimin tonë. Ne kemi arritur marrëdhënie të shkëlqyeshme, punë në një ambient të besimit dhe transparencës, keni punuar së bashku me një qëllim të përbashkët. Edhe pse është arritur shumë, mbetët shumë për të bërë, procesi i transformimit është një punë komplekse që kërkon durim dhe angazhim, por kjo është rruga e duhur e ardhshme”, tha ai.

“…Vazhdoni me punën e mirë, shumëllojshmëria jonë ka pasuar punën këtu, kam mësuar shumë vendi dhe përvojat tuja, ndihem krenarë për kohën këtu. Kjo ka qenë periudhë sfiduese për dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Duke shikuar përpara shoh potencialin premtues te gjeneratave oficer dhe nënoficer. Në fushatën e rekrutimit demonstroi vetën si punëdhënës i shkëlqyer. Nuk kam asnjë dyshim se puna e NALT-it do të vazhdoj të jetë e suksesshme”.

Kryeministri Ramush Haradinaj duke falënderuar për kontributin Gjeneralin Becker, tha se për Kosovën është shumë e rëndësishme besimi nga partnerët ndërkombëtar.

Ai tha se KFOR-in e sheh si ushtri të Kosovës, si mundësi më e mirë për stabilitet dhe paqe.

“Është nderë për mua që në emër të Qeverisë të jem këtu të shprehim respektin për shërbimin në shtetin tonë për gjeneral brigade Becker. Sot është momenti për t’ju thënë faleminderit për shërbimin tuaj. Mendoj se të qenit duke dëshmuar një kohë dinamike në rajonin tonë, ne tentojmë të përmirësojmë në një shtet si Kosova nuk është e lehtë të fitohet besimi. Për neve është më e rëndësishme të na besoni ju partnerët tanë. Ne e pranojmë KFOR-in si ushtri tonën, mandatin e KFOR-it e shohim si mundësia më e mirë për stabilitet dhe paqe. Shpresoj që një ditë te jemi një familje, ne kemi një vizion kështu që po përgatitemi ta bëjmë punën tonë të zellshme. Ne e thjeshtojmë pozitën tonë, ne i përkasim botës që është një botë paqësore. Jam i sigurt që gjeneral Oberneyer do të ndjehet si në shtëpinë e vet”, tha Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i ndau gjeneralit Becker medaljen hero i kombit “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”.

Drejtor i ri i NALT-it, Michael Oberneryer, tha se  është i gatshëm dhe përgatitur që të marrë detyrat në këtë kohë ku siç tha ai do të ketë sfida të shumta.

“Mund të ju siguroj se është privilegj dhe nderë ta marrë këtë përgjegjësi, mezi po pres te punoj prej së afërmi me ju së bashku në këtë kohë që për të gjithë ne do të sjellë sfida të shumta, por edhe mundësi të shumta janë arritur shumë mes partneritetit NATO- Kosovë . Dëshiroj të shpreh falënderime për Becker për një punë të shkëlqyeshme edhe pse jam në dijeni për këtë ai gjithsesi ka lënë gjurmë, ndjehem i përgatitur për ta marrë këtë rol. Në kuadër të mandatit tonë, ne si NALT qëndrojmë të gatshëm për tu ofruar këshilla .Mbetet ende shumë  për tu bërë”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme