Gjeografi Qela, Kosova s’humb territor nga demarkacioni

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 04:34 | Nga

Gjeografi Tomor Qela ka folur për Raportin e Komisionit për Demarkacionin e kufirit Kosovë–Mali i Zi, në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova.

“Ekspertët nuk bëjnë demarkacion, këtë e bënë shteti”, ka thënë ai.

“Një element që më ka bërë përshtypje është baza hartografike në këtë proces, si tematike, hartografike dhe kadastrale. Kurse elementi tjetër me rëndësi është debati që është mbajtur me qytetarët atje. Raporti është konciz dhe profesional”.

“Nëse analizojmë bazën statistike nga viti 1970-1980 del se sipërfaqja e Kosovës është 10 906 km katrorë, dhe nuk kam hasur të ketë sipërfaqe më të madhe”.

“Nëse pretendohet se Kosova po humb 82 km katrorë, atëherë i bie se vendi ka 10 824 km katrorë dhe në shifra të tilla nuk kam hasur askund”.

“Gjatë analizave të mia kam gjetur edhe literaturë shkencore të mëhershëm që janë marrë me këtë problematikë”.

“Komuna e Pejës ka 603 km katror në bazë të literaturës, dhe kjo sipërfaqe është nëpër harta të ndryshme.”

“Për çfarë humbje të territorit mund të flasim kur del e njëjta sipërfaqe si nga viti 1979 edhe tash 2016”.

“Ky proces ka shkuar konform bazës ligjore.”

Në fund Qela ka thënë se ka një porosi për të gjithë aktorët e këtij procesi: “Si ekspertë, ashtu dhe politikanë, në asnjë rast nuk duhet ta largohemi nga baza administrative dhe kadastrale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme