Gjermania mbështet Kosovën në procesin e integrimeve

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 11:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur homologun e tij nga Gjermania, Sigmar Gabriel.

Ministri gjerman më herët u takua edhe me kryeministrin Mustafa, ku qartësoi pozicionin e shtetit që përfaqëson karshi temave madhore për Kosovën, si demarkacionin dhe Ushtrinë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Hoxhaj duke falënderuar homologun e tij gjerman për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, ka thënë se Gjermania mbetet një partner i fuqishëm strategjik për Kosovën.

Gjatë takimit të dy homologët kanë shkëmbyer pikëpamjet për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në këtë rrugë, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo është theksuar nevoja për më shumë përkushtim sa i përket ratifikimit të demarkacionit.

Ministri Hoxhaj dhe Gabriel kanë diskutuar edhe në lidhje me mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjet e reja diplomatike. 

“Kemi marrë lëvdata për implementimin e kritereve teknike sa i përket liberalizimit të vizave, por që duhet më shumë përkushtim për ratifikimin e demarkacionit si kushti i vetëm i mbetur. Po ashtu, Gjermania do ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në njohjen e mëtutjeshme diplomatike. Patjetër që biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare në mes të Kosovës dhe Gjermanisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Më herët, Hoxhaj e ka pritur homologun gjerman me të arritur në aeroportin e Prishtinës.

Të ngjashme