Gjermania mohon dokumentin e publikuar

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosove, Jorn Rohde, ka mohuar se Berlini qëndron prapa dokumentit të botuar mbrëmë në Koha Ditore.

“I ashtuquajturi ‘non-paper germano-francez’ i botuar nga Koha Ditore është lajm i rremë! Mund të ketë një dokument të tillë, por sigurt nuk është gjermano-francez. Përkrahja jonë e plotë është për dialogun e udhëhequr nga BE-ja të udhëhequr nga EUSR Miroslav Lajcak ashtu siç e theksoi sërish ministri i Jashtëm gjerman Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar ambasadori Rohde në Twitter.

Në redaksinë e gazetës të hënën ka ardhur një dokument që thuhet të jetë një “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale. Autenticiteti i këtij dokumenti nuk ka qenë i mundur të konfirmohet nga gazeta, por disa diplomatë me të cilët ka kontaktuar KOHA, pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog.

Të ngjashme