Gjini ia kthen Alternativës: Nuk e keni zbuluar akullin, këto janë reagime fëmijërore

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 08:33 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e ka quajtur fëmijërorë reagimin e Alternativës sipas të cilëve Gjini kishte përdorur fotografi të Tiranës për të treguar progresin e arritur në Gjakovë.

Ata e kishin akuzuar Gjinin se po mashtron qytetarët e kësaj komune.

Por, Gjini në një prononcim për Ekonomia Online thotë se ka qenë gabim teknik dhe askush nuk e ka kuptuar se ka qenë Tirana.

“Thjeshtë janë reagime fëmijërore, si do fëmijë të vegjël që e gjejnë një gabim teknik edhe kujtojnë se e kanë zbuluar akullin, domethënë janë krejt të kota, kanë qenë disa fotografi që janë postuar të Gjakovës, kur kanë postuar fotografi të natës një ju ka ikur dhe ka dalë, thjeshtë nuk e ka ditur askush që ka dalë Tirana, e kemi heqë, ka dalë tjetra, një gabim teknik, një fotografi tjetër që ka dalë, nëse mendojnë se e kanë zbuluar akullin le të vazhdojnë…”, ka thënë Gjini për Ekonomia Online.

Alternativa kishte thënë se Kryetari i Komunës së Gjakovës, si arsyetim ndaj reagimit qytetar për murosjen e parkut të “Lirisë” të lagjes “Gecë” në Gjakovë, në një postim publik, ka përdorur fotot e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, si mashtrim kinse është Gjakova.

Të ngjashme