Gjini: Ka propozime që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për President

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 17:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, ka folur për temat që janë diskutuar.

Ai ka thënë se është disktuar për situatën me pandeminë, koalicionin me LDK-në, dialogun me Serbinë, si dhe hapjen e shkollave, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket pandemisë kemi vlerësuar se në situatën që jemi, Qeveria është duke e menaxhuar situatën. Kemi viktima dhe kjo është e dhimbshme”, është shprehur ai..

Gjini ka thënë se çështja me presidentin mund të krijojë situata të reja edhe partitë politike nuk duhet të lejojnë që vendi të shkoj në zgjedhje. Gjini ka treguar se AAK do ta propozjë Ramush Haradinaj si kandidatë për President.

“Mund të kemi rrethana të reja sa i përket zgjedhjes së presidentit të vendit. Edhe nëse nuk konfirmohet aktkauza ndaj Thaçit, që ne besojmë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, prapë se prapë mendojmë se partitë politike duhet të gjejnë rrugë që mos të shkohet në zgjedhje. Ka zëra nga Këshilli Drejtues që Ramush Haradinaj të jetë kandidatë për president”, ka thënë Gjini./ eo.

Të ngjashme