Gjini: Kritikat rreth dialogut nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, ka thënë se është diskutuar edhe për koalicionin me LDK-në.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për prishje të koalicionit me LDK-në, pavarësisht se kanë kritika ndaj mënyrës se si kryeministri Hoti po drejton disa çështje, siç është  dialogu.

“Është diskutuar rreth koalicionit. Kritikat e Aleancës për modelin e dialogut nuk nënkuptojnë mos mbështetje  politike për Qeverinë dhe nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit. Dialogu po kthehet në stilin teknik”.

” Nuk besojmë se dialogu duhet të zhvillohet pa ShBA-në. Edhe njëherë po ju them që kryetari Haradinaj do të jenë në kontakt me kryetarin Mustafa dhe Hoti. Nuk do të ketë largim të koalicionit”,është shprehur Gjini, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se mund të ketë përfshirje edhe të PDK-së në Qeveri.

Të ngjashme