Gjini: Me qenë kundër Albinit po i bjen që jemi kundër shtetit a?!

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 22:19 | Nga Ekonomia Online

Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës wshtw shprehur me tone tw ashpwra ndaj Kurtit duke parashtruar pyetjen se a është normal.

Gjini ka pyetur se si ka fytyrë Kurti ta akuzojë opozitën se po mbështet sindikatat kur të njëjtat i ka mbështetur vetë gjersa ishte në opozitë.

“Kur disa po vinë në pushtet po harrojnë që shteti nuk është i tyre, paratë nuk janë të tyre por të qytetarëve, taksapaguese dhe opozita nuk mund të jetë anti-shtet kur është kundër. Unë kurrë nuk kam qenë kundër shtetit”.

“Me iu thënë kryetarëve të komunave që janë kundër shtetit, a është normal more ky?! Me qenë kundër Albinit po i bjen që jemi kundër shtetit a”, tha Gjini në TV Dukagjini.

Të ngjashme