Gjini: Nuk ka nevojë që presidenti të jetë jopolitik

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Ardian Gjini, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), thotë se Kosova gjithmonë ka me pas president politik.

“Presidenti duhet me qenë mbi palët në momentin që zgjedhet për shkak se edhe nëse një person jopolitik propozohet nga një parti politike në momentin që është propozu është politik.

Kërkohet prej kandidatit osëe prej të zgjedhurit në momentin që zgjedhet mos me shku abnash me qenë mbi palët”, tha Gjini në T7.

Gjini në emisionin ‘Pressing’ tha se Kosova nuk ka nevojë të bëj një logjik që presidenti nuk duhet të jetë politik, pasi sipas tij, në momentin që deputetë dhe partitë politike votojnë me automatizëm shndërrohet në politik.

“Nuk ka nevojë Kosova me pjellë kësi logjike që na duhet me pas presidentin jopolitik.. Sa t’jetë jeta Kosova ka me pas president dhe gjithmonë kanë me qenë politik”, tha Gjini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme