Gjini: Për ta çkapur shtetin, Vjosa Osmani, duhet të çkapet vetë

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, konsideron se LDK-ja ka dy probleme serioze para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani është e kapur nga strukturat e partiake të LDK’së.

“E kanë kandidaten për Kryeministre që është e kapur nga LDK. Për ta çkapur shtetin Vjosa Osmani, duhet të çkapet vetë”, ka thënë Gjini në Zona Zgjedhore në Klan Kosova.

“LDK ia ky probleme serioze: I pari është ai që po i thonë tash që lidhen me sovranitetin. Problemi i parë është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe – në vend se ta mbajë atje Isa Mustafa e ka sjellë në Kosovë dhe presioni ka ardh në Kosovë”.

“Mustafa e ka lëshuar presionin mbi Kosovën. Çështja e dytë është demarkacioni me Malin e Zi. Nuk e ka mbajtë presionin në Bruksel por e ka rrit presionin në Kosovë”.

Të ngjashme