Gjinovci: Duhet të shkojmë sërish në zgjedhje se opozita s’po sillet si humbëse

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se vendi të shkojë përsëri në zgjedhje, pasi që sipas tij opozita nuk po sillet sikur humbëse dhe nuk po sillet normalisht.

“Edhe VV-ja kur ishte në opozitë bënte këso sjelljesh. Për mua është e pakuptimtë. Duhet të qëndrohet në sallë”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se sjelljet e PDK-së dhe AAK-së gjatë takimin me Kurtin dhe Osmanin sot kanë qenë të pakuptimta.

“Po i shihni edhe vetë. Duket se nuk e kanë marrë mësimin. Por edhe situata nuk është si duhet. VV i deshi 61 deputetë. I ka vetëm 58. Nuk është shumica e duhur.

Jam që të shkohet në zgjedhje. Enver Hoxhaj le të futet në zgjedhje. E shihni se nuk ka guxim. As partitë tjera. Pse po sillen kështu. Të shkojmë në zgjedhje pra. Pse nuk po bëni zgjidhje. 300 mijë vota i mori Osmani. Asnjë person nuk i ka marrë kaq shumë vota për një pozitë të caktuar. Ka legjitimitet. Kemi shumë nevojë për zgjedhje të reja”, tha ai në Pressing

Të ngjashme