Gjinovci ka kritika për qëndrimin e Gërvallës ndaj ngjarjeve në Bjellorusi

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Rron Gjinovci ka folur në emisionin Pressing në T7 për postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në një rrjet social.

Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Tëitter.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.

E Gjinovci nuk e ka problemin me gjuhën që ishte aspak në rregull gramatikisht por ai thotë se edhe përmbajtja e saj lë shumë për të dëshiruar.

“Ceshtja është se tek vendi ynë nuk besoj tek njerëzit që po reagojnë. Edhe mënyra si janë marrë këta, janë marrë me gjuhën. Këtu nga mos dija e mungesa e kulturës janë marrë me gjuhën. Nuk është problemi këtu. Problemi është se MPJ funksionon sikur puna e kafeve dhe muhabetet që bëhen aty. Për shembull fjalia ‘i gjithë perëndimi e di”. Nuk merren shtetet e zhvilluara me këso muhabete. Duhet që të flitet me fakte e para, e dyta, e kështu me radhë. E dyta është fakti që neve nuk na intereson fare një ngjarje që ndodh atje në Bjellorusi. Qëndrimet e MPJ nuk ndihmojnë fare në lirimin e atij gazetari e as në zbardhjen e situatës. Kolegët këtu po merren me ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën në VV. Publiku i ka parë ato dhe përsëri i ka certifikuar në zgjedhje. Nuk ndërron mendim publik me këso ngjarje. Duhen kauzë të reja”, tha ai.

Të ngjashme