Gjinovci: Pikat e kuqe i vendosëm për secilin qytetar që do të protestojë, jo për Vetëvendosjen

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Rron Gjinovci nga shoqëria civile tha se është pro mbajtjes së protestave edhe në kohë pandemie si një e drejtë themelore e qytetarëve.

Për më tepër, ai tha se parapërgatitjet për protesta gjatë ditës së djeshme të shoqërisë civile që u përkrahen edhe nga disa aktivistë të Vetëvendosjes, janë për t’u marrë shembull në respektimin e masave kundër koronavirusit, njofton Klan Kosova.

“Është e drejtë e qytetarëve që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe t’i çojnë përpara interesat e atyre që s’kanë zë. Kosova nuk është në një gjendje të jashtëzkonshme, por edhe nëse do të ishte e tillë do të duhet të protestohej sepse në Kosovë njëjtë është vepruar edhe në 99”.

Gjinovci në Info Magazine ka mohuar se i kanë vendosur pikat e kuqe të ruajtjes së distancës për aksionin e djeshëm.

“Sot kanë protestuar punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, të cilët i mbështes si aktivist i shoqërisë civile dhe i mbështes edhe kërkesat e tyre për përfshirje në Pakon Emergjente. Unë s’kam qenë në protestë, po të kisha qenë do të publikoja fotografi. Unë i mbështes protestat në kohë pandemie”.

Ai akuzoi gazetarin Bekim Kabashin se po spekulon kur thotë se ka pasë koordinim mes tij dhe Vetëvendosjes për organizim të protestave.

“Koordinimi është spekulim. Këtu ka mund të vijë PDK-ja, PSD-ja apo, por ka dalë një grup i qytetarëve. Prova e djeshme tregon se protesta e organizuar me masat e rekomanduara nuk e rrezikon shëndetin sepse u përmbajt bash siç i kemi vendosur pikat. Pikat i kemi vendosur që secili qytetar të del të protestojë. Për shembull sot e kanë shfrytëzuar punëtorët e kompanisë “Pastrimi”.

Të ngjashme