Gjonaj: ShBA-ja nuk ka partner më të mirë se Kosovën

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 12:38 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj, në një konferencë për medie tha se Kosova është shtëpia e tij dhe kjo gjë nuk do të ndryshoj asnjëherë.

Gjonaj tha se ShBA-ja nuk ka asnjë bashkëpunëtorë më të mirë se Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Çdo herë kur vij në Kosovë ndjehem si në shtëpi. Kosova është shtëpia ime. Momentin që zbrita në Kosovë për herë të parë e ndjeva dashurinë dhe pasionin e shqiptarëve dhe kjo më mbeti në kujtesë”, tha Gjonaj.

Ai gjatë fjalimit të tij numëroi krimet e luftës që janë bërë nga Serbia në Kosovë, teksa theksoi se secila pjesë e tokës në Kosovë është e larë me gjak dhe pasqyron dhimbje.

“Kosova ka bërë progres që pas luftës dhe kjo e ngroh zemrën tonë. Kosova është përballur me shumë sfida. Ne kemi ofruar përkrahjen tonë si ShBA. Jemi ura më e fortë mes shqiptarëve dhe ShBA-së. ShBA nuk ka asnjë partner më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk ka aleat dhe partner më të mirë se ShBA-në. Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Gjonaj, raporton EO.

Të ngjashme