Gjonbalaj: Serbia nuk e ka asnjë të drejtë mbi Ujmanin

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Kosova nuk mund të ekzistojë pa Liqenin e Ujmanit. Ky është konstatimi që nxjerr Avdi Gjonbalaj, ish-zyrtar i lartë në ish-Organin Krahinor për Hidroekonomi, i cili ka marrë pjesë në ndërtimin e resursit kryesor të Kosovës.

Thotë se pak njerëz janë të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike që ka grumbulluesi më i madh i ujit në Kosovë. Eksperti i ujërave e quan të gabuar vetëm idenë që eventualisht të hidhet në tryezën e diskutimit Ujmani dhe Serbia të bëhet hisedare. Në takimet e fundit të Ekipit Menaxhues për draftimin e statutit, ekzistenca e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është ndërlidhur me Ujmanin.

“Ata e dinë se ky është resursi për të cilin Kosovës i dhemb shpirti. Duan të bëjnë presion për me nxjerrë gjëra tjera. Ata bëjnë zhurmë, ndërkaq qasja e palës sonë është për keqardhje”, ka thënë Gjonbalaj në intervistën dhënë “Kohës Ditore”.

Ai ka treguar për veprimet e ndërmarra nga veriorët, të cytur nga Beogradi zyrtar, për të krijuar pretekst që ta marrin Ujmanin. I tillë, sipas tij, është edhe projekti i fundit filmik, serbo-rus, nëpërmjet të cilit pretendohet se me ndërtimin e Liqenit të Gazivodës është “mbytur trashëgimia kulturore serbe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme