Gjoshi: Albin Kurti vajzën e vet e dërgon në shkollë në Norvegji e neve na shet moral

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth deklaratës së shefit të qeverisë Albin Kurti, ky i fundit duke tentuar të godasë sindikatat në vend, deklaroi se mbi 70% e fëmijëve në vend janë analfabetë, e Gjoshi ia kujtoi Kurtit se vet kryeministri e ka dërguar vajzën e tij për shkollim në Norvegji.

Për Gjoshin kjo është diçka me të cilën shefi i qeverisë po “shet mend” dhe vet vajzën e tij e ka duke u shkolluar në shtetin nordik.

Sekretari i PDK-së me ironi e pyeti kryeministrin se ku është shkolluar.

Ai pati një dhe një kërkesë ndaj qytetarëve.

“3/4 e fëmijëve/nxënësve në Kosovë janë analfabetë funksionalë tha Albin Kurti që vajzën e vet e çon në shkollë në Norvegji e neve na shet moral gjithë ditën. Ku e ke kry shkollën ti o “gjeniu” i elektrotenikës që kurrë dy tela nuk i ke lidhë? Ky popull duhet me ia ndalë rrogën këtij Mashtruesi e të Padijshmi!”, ka shkruar Gjoshi.

Të ngjashme