Gjoshi- deputetëve të VV-së: Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një shkrimi në Facebook thotë se Albin Kurti i ka përgatit deputetët në Kuvend që të dalin kundër rezolutës për unitet politik dhe qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës.

Gjoshi thotë se Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje? pyet Gjoshi.

“Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!”‘

Njoftimi i plotë:

• A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje?

• A mendojshi që deklaratat e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të rastësishme?

• A mendojshi që Albin K. nuk qëndron prapa tij dhe të gjithë atyre që e njollosin sot vlerën e kombit, UÇK-në e Madhe?

• A mendojshi që Vetëvendosje e ka përnjemend se do ta mbrojë vlerën që bartë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

Kushdo që ka besuar sadopak kështu – i them ta përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës është një <<REZOLUTË PËR UNITETIN POLITIK E QYTETAR NË MBROJTJE TË VLERAVE TË POPULLIT TË KOSOVËS>>.

Por,

Albin K. i paska përgatitur deputetët e tij që të dalin kundër këtij teksti në mënyrën më të keqe të mundshme.

Albin K. dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë as ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

Kaq keq, si deputetët e Albin K. dhe Vetëvendosjes, mund t’i dëgjoni duke folur vetëm në Kuvendin e Serbisë.

Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!

#Mashtrues #AntiUçk

Të ngjashme