Gjoshi: Diplomacia kosovare po udhëhiqet nga njerëz të padijshëm dhe joserioz

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë sot se diplomacia kosovare po udhëhiqet nga njerëz të padijshëm dhe tepër joserioz.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se udhëheqësit e politikës së jashtme të Kosovës e kanë sjellur veten dhe vendin në një pozitë aq të rëndë sa gënjejnë publikisht.

“Besnik Bislimi merr pjesë në forume të larta dhe gënjen për ato që ia thonë zyrtarët e shteteve dhe institucioneve tjera. Mos u çuditni nëse një ditë Donika Schwarz do ta ngatërrojë flamurin e NATO-s me flamurin e Paktit të Varshavës që moti u shpërbë”, tha Gjoshi.

Të ngjashme