Gjoshi e kritikon Qeverinë: E paaftë, pa program e vizion – qytetarët po largohen nga Kosova

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 07:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një intervistë për Ekonomia Online e ka cilësuar Qeverinë si ta paaftë, pa program e vizion.

Sipas tij, kjo për faktin se vetëm në tre muajt e fundit rreth 200 mijë persona kanë aplikuar në ambasadën gjermane për t’u larguar nga Kosova për një jetë më të mirë.

Ai shton se qytetarëve u ka humbur shpresa, ngase pohon se Qeveria ka ardhur në pushtet vetëm duke kritikuar të tjerët.

“Qeveria karakterizohet me një paaftësi për më shumë qeverisje. Qytetarët jetojnë më keq sesa që kanë jetuar para një viti. Ekonomia e Kosovës ka një inflacion dhe qytetarëve ka filluar t’iu humb shpresa”.

“Dëshmia më e mirë është që 200 mijë vetë vetëm tre muajt e fundit iu kanë drejtuar një ambasade në Kosovë për të lëshuar Kosovën. Qeveria nuk ka program të duhur, nuk ka kompetencë, i mungojnë kuadrot, i mungon vizioni. Pra shihet që kanë ardhur në pushtet vetëm duke kritikuar të tjerët”, tha Gjoshi.

Megjithatë, ai shtoi se dialogu është detyrë kryesore e Qeverisë, e cila siç thotë ai e ka për obligim konsensuesin e brendshëm dhe hartimin e një platforme, raporton EO.

“Dialogu është detyrë kryesore e Qeverisë së Kosovës. Ata e kanë marrë përsipër dialogun në mënyrë vetanake ta zhvillojnë pra nuk është që kanë pasur konsulta me të tjerët”.

“I mbetet Qeverisë të ndërtojë strategjitë të cilën ende nuk e kemi parë dhe vazhdimisht kemi kërkuar si parti që të ketë konsensus të brendshëm e mandej edhe ta prezantojë një platformë se si do të përgjigjet karshi dialogut me Serbinë”, tha Gjoshi për EO.

Të ngjashme