Gjoshi i PDK-së: Gabim je Kryeministër, në Hagë po gjykohet shteti i Kosovës

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se nuk mund të kërkojë garanci nga shtetet e tjera për lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë, duke thënë se shteti nuk po gjykohet nga Gjykata Speciale.

Gjoshi e kundërshtoi këtë deklaratë duke thënë se pikërisht shteti i Kosovës po gjykohet në Hagë.

Ai tha se përmes kësaj deklarate Kurti po ik obligimit  obligimi shtetëror për të mbrojtur luftën e popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

Jo kryeministër, ti je gabim!

Në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës.

Në Hagë po gjykohet lufta e drejtë për lirinë e Kosovës.

Në Hagë po gjykohet e drejta e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.

Në Hagë po gjykohet edhe ndihma e botës demokratike për të ndaluar Serbinë gjenocidale.

Përmes kësaj deklarate, ti kryeministër po ik nga obligimi shtetëror për të mbrojtur luftën e popullit tënd për liri dhe pavarësi.

Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës sepse edhe ti e din se pa UÇK-në askush prej nesh nuk do të jetonte sot në Republikën e Kosovës, por me shumë gjasë do të ishte akoma refugjatë në ndonjë shtet të rajonit ose më larg.

Mos e luaj qëllimisht të paditurin.

Braktise betejën që ke nisur me Vjosa Osmanin & Co kundër shtetit të Kosovës dhe kundër UÇK-së.

Të ngjashme