Gjoshi i PDK-së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, po thotë se subjekti që përfaqëson ka mbështetjen e shumë njerëzve për shkak të programit të saj për rimëkmëbje.

Gjoshi u shpreh madje se kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, është në pritje të përballjes televizive me kundërkandidatin e tij Albin Kurtin, njofton Klan Kosova.

”Kandidati ynë për kryeministër Enver Hoxhaj, është një prej njerëzve që ka performancën më të mirë në Kosovë dhe është duke pritur një debat me Albin Kurtin”.

”Shfrytëzoj edhe njëherë studion tuaj t’i kërkoj edhe njëherë për debatin, do të ishte një mundësi e mirë që në Klan Kosova ta kenë një debat mes veti për cilëndo prej temave që ai mendon se është më prioritet”.

Zyrtari i PDK-së tashmë ka dhe një ide tjetër, njofton Klan Kosova.

”Do të ishte mirë që ta merrte me vete edhe Vjosa Osmanin – tashmë janë forcuar pak më shumë, dhe bashkë t’i ballafaqojmë”.

”Ata [Albin Kurti dhe Vjosa Osmani] nuk kanë asnjë program, as një vizion për Kosovën”.

”Nuk kemi parë prej tyre asnjë ide për ekonominë e vendit, as një ide prej tyre qysh me rregullu Arsimin në Kosovë, asnjë ide qysh me trajtu më mirë Shëndetësinë, dhe për asnjë pikë tjetër dhe për atë do të ishte shumë i rëndësishëm debati për me e pa qytetarët e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme