Gjoshi ironizon me fotografinë ku Osmani shihet mbrapa liderëve të Ballkanit

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së, Betim Gjoshi, ka krahasuar renditjen e liderëve të Ballkanit në samitin së Slloveni me kohën kur ish-presidenti Thaçi merrte pjesë.

Në fotografinë e presidentëve të Ballkanit, Vjosa Osmani shihet se është mbrapa.

Gjoshi ka ironizuar me këtë duke thënë se “sllovenët   e kanë kuptuar se si Vjosa Osmani e ofendon vendin e vet sa herë t’i jepet mundësia, prandaj sot e paskan trajtuar njësoj si ajo Kosovë.”

Po ashtu, ai ka publikuar edhe fotografinë ku Thaçi kishte marr pjesë, të gjithë liderët janë të renditur në një linjë.

May be an image of 2 people, people standing, suit and text

Të ngjashme