Gjoshi: Kurti dikur protestonte dhunshëm ndaj EULEX-it, tani asnjë fjalë për raportimin e Simmons

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi nuk ka reaguar ndaj raportimit të ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Gjoshi e kujton kohën kur Kurti nxirrte të rinjtë në rrugë për të protestuar kundër EULEX-it.

Ai thotë se shumë prej këtyre të rinjve akoma përballen nga pasojat e këtyre protestave.

Simmons në raportimin e tij para deputetëve tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.

Postimi i plotë:

Kryemashtruesi, Albin Kurti, që i nxirrte të rinjtë në rrugë dhe në protesta të dhunshme kundër EULEX-it, nuk e ka thënë asnjë fjalë për raportimin e Malcolm Simmonsit, kryetarit të Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it.

Shumë prej këtyre të rinjëve vazhdojnë të përballen me pasojat e këtyre protestave. Disa vuajnë nga lëndimet e disa të tjerë akoma sillen dyerve të gjykatave.

Por, Kryemashtruesi po hesht!

LEXO EDHE:

Të ngjashme