Gjoshi-Kurtit: O bir, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Kryeministrin Albin Kurti e ka kap inat pasi, PDK ka dhënë ide më të mirë se sa krejt Qeveria.

Gjoshi 100 eurot e Kryeministrit Kurti i quan vitra të cilat i prezanton si shpëtim.

“Kurti po thotë se tërheqja e një pjese të trustit nuk e zgjidh problemin.

Paramendojeni, sa “të aftë” e kemi Kryeministrin. Vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin.

O bir, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?”, ka shkruar Gjoshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme