Gjoshi: Paraqitja e Gërvallës në Këshillin e Sigurimit, fushatë kundër Kosovës

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se paraqitja e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ishte fushatë kundër Kosovës.

Gjoshi tha se Gërvalla në mbledhjen e KS-së i ka ndihmuar Rusisë dhe Serbisë

Postimi i plotë:

Donika Gërvalla-Shchëarz së bashku me drejtuesen e saj politike, Vjosa Osmanin, dhe me miratimin fund e krye të Albin Kurtit, po e vazhdojnë fushatën kundër Republikës së Kosovës.

Fatkeqësisht fushata kundër Republikës së Kosovës ka marrë përmasa tjera. Tash, ajo po bëhet në institucione ndërkombëtare.

Këshilli i Sigurimit është vendi ku flasin shtetet e botës dhe nga aty krijohen opinionet për tema të ndryshme, siç mund të jetë Kosova në këtë rast.

Në vend se Kosova të paraqitet si një shtet normal, ku qeveritë po mundohen që te konsolidojnë shtetin, shefja e diplomacisë kosovare flet në Këshillin e Sigurimit për tema që shtetet i çojnë në grupin e shteteve që rrezikojnë të dështojnë.

Donika Gërvalla-Shchëarz, përmes këtyre deklaratave, po i ndihmon Serbisë dhe Rusisë në fushatën e tyre që duan ta paraqesin Kosovën si një shtet të dështuar.

Që Vjosa Osmani qëndron prapa kësaj qasje antiKosovë nuk ka asnjë dilemë, ashtu siç nuk ka vend për të dyshuar se këto bëhen me miratimin e Albin Kurtit, në të kundërtën ai do të distancohej urgjentisht.

Të ngjashme