Gjoshi, PDK: Vjosa Osmani u mohoi qytetarëve pakon emergjente – ajo i merr 3000 euro pagë mujore

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar ashpër kryeparlamentaren Vjosa Osmani për mënyrën e menachimit të seancës së jashtëzakonshme ku u pamundësua miratimi i pakos emergjente financiare të propozuar nga PDK që kapë shumën 320 milionë euro dhe përfshinë të gjitha kategoritë shoqërore të prekura nga covid-19.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra familjet kosovare dhe jeta e tyre në kohë pandemie, pasi ajo vet merr pagë mujore 3000 euro. Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

Vjosa Osmani u mohoi qyetetarve pakon ekonomike >> Ajo merr mbi 3 mijë euro rrogë mujore

Vjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra bizneset kosovare se si të mbijetojnë në kohë pandemie.

Spikerja e Kuvendit, me arbitraritet, u pamundësoi deputetëve të shprehin lirshëm vullnetin për Pakon Ekonomike të propozuar nga PDK-ja për përballimin e pandemisë.

Ajo shfaqi hapur inatin politik me PDK-në vetëm e vetëm që këtë Pako që po e presin qytetarët dhe bizneset të mos e lejojë të aprovohet.

Ajo po kalkulon politikisht në kohë pandemie.

Asaj nuk i intereson as si mbijetojnë qytetarët e as bizneset. Paga neto e Vjosa Osmanit si Kryetare e Kuvendit është 2 800 euro dhe qindra të tjera i merr brenda një muaji nga Fakulteti.

Të ngjashme