Gjoshi: Presidentja Osmani po tregohet e paaftë në menaxhimin e diplomacisë kosovare

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për menaxhimin e diplomacisë.

Sipas tij, Osmani po tregohet shumë e dobët në këtë aspekt.

Tutje, Gjoshi thotë se presidentja Osmani po mendon vetëm për interesin persona.

Presidentja Osmani po tregohet e paaftë në menaxhimin e diplomacisë kosovare.

Zonja Osmani po tregohet e dobët përmes vendimeve të saj tërësisht politike të shtyrë nga presioni politik i Vetëvendosjes dhe nga interesi i ngushtë personal.

Sot, me dhjetëra misione diplomatike janë me përfaqësime të gjymtuara. Kjo e dëmton edhe më shumë pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme, sidomos në këtë periudhë.

Përveç që e ka dëmtuar diplomacinë e Kosovës me vendimin e saj tërësisht politik, ajo po dëshmon se në një rast ajo është ndikuar nga interesi i ngushtë personal – për ta avancuar burrin e saj, qoftë edhe përkohësisht.

Kjo është në shkelje flagrante të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Zonja Osmani nuk ka qenë as e paanshme dhe as objektive në vendimin e saj. Ajo nuk i është shmangur interesit privat përmes vendimit të saj që e avancon bashkëshortin e saj në misionin diplomatik ku vepron.

Të ngjashme