Gjoshi: Shifrat e ditës së sotme janë dhuratë nga Albin Kurti dhe Arben Vitia

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Betim Gjoshi nga PDK-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se 129 të infektuarit e ditës së sotme janë dhurat nga Albin Kurti dhe Arben Vitia.

Ai ka shkruar se këto shifra janë rezultat i lojërave politike masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.

Postimi i plotë:

Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia.

Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.

Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin.

#Amatera #Mashtrues

Të ngjashme