Gjoshi: Thaçi, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre do të kthen fitimtarë, ndodhen padrejtësisht larg atdheut

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kujtuar një vjetorin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së, teksa ka thënë se padrejtësisht ndodhën larg atdheut të tyre.

Në një postim në Facebook, Gjoshi ka thënë se betejat e luftëtarëve për atdheun e tyre nuk mbarojnë asnjëherë, duke shtuar se Thaçi, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre do të kthen fitimtarë.

“Prej një viti, dy liderë të pazëvendësueshëm për Kosovën, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ndodhen padrejtësisht larg atdheut të tyre. Betejat e luftëtarëve për atdheun e tyre nuk mbarojnë asnjëherë. Thaçi, Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre do të kthen fitimtarë. Triumfi i tyre mbi këtë padrejtësi nuk është personal, por ngadhënjim i të drejtës së një populli për liri”, ka shkruar ai.

Të ngjashme