Gjoshi: Zgjedhjet në PDK, shembull, u tregua demokraci e lartë

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë të ditur ecurinë e punimeve në Konventën e 9-të zgjedhore të partisë ku u rikonfirmua edhe për një mandat Kadri Veseli, raporton EkonomiaOnline.

Betim Gjoshi, udhëheqës i procesit zgjedhor brenda PDK-së, tha para mediave se Kuvendi i Konventës Zfgjedhore ka vazhduar punimet ashtu siç ishin paraparë.

Tha se po tregohet nje demokraci e lartë dhe se janë bërë shembull për të gjitha partitë.

“Tashmë jemi duke vazhduar me punimet e Kuvendit të Konventës Zgjedhore. Deri më tani ashtu siç i keni përcjell edhe live është treguar një demokraci shumë e lartë. 786 delegatë të kuvendit me vota unanime kanë zgjedhur kryetarin z. Kadri Veseli. ndërsa tash do të vazhdojmë me pjesën tjetër të punës. me miratimin e programit politik të PDK-së për këtë mandat katër vjeçar. Mandej statusin e PDK-së, i cili e rrit demokracinë e brendshme, transparencën, duke dhënë shembull për krejt partitë. Mandej do të vazhdojmë me miratimin e deklaratës politike dhe në pjesën e tretë punimet e kuvendit do të vazhdojnë me zgjedhjet”, tha ai.

Të ngjashme