Gjuha eskaluese e deputetëve po ndikon te qytetarët, kërkohet ndëshkim e Kod i Etikës

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 08:31 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjuha e përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, po cilësohet është një prej shembujve më të keq të diskutimit. Në disa raste edhe eeskaluese, duke bërë që shumë mospajtimet ndërmjet tyre të kenë ndikim direkt te qytetarët.

Për këtë arsye njohës të fushës dhe monitorues të punës së Kuvendit po thonë se duhet të ketë ndëshkime e një Kod të Etikës që e rregullon këtë çështje.

Profesori universitar, Bardh Rugova në një intervistë për Ekonomia Online tha se në kulturën tonë në vend se të argumentojmë problemet i kalojmë në personale, siç thotë ai në “diskutim fjala mujtas”.

“Kudo që kemi një grup të caktuar interesi, siç është rasti me partitë politike ata do të përpiqen dhe të ndërtojnë, ta përdorin gjuhën për të ndërtuar kushtimisht realitetet e veta”.

“Çështja është që një pjesë shumë, shumë e madhe e asaj e cila thuhet aty është situatë në të cilën dikush e tepron në mënyrën e gjetjes, e zëvendëson argumentin me fyerje personale. Ajo që është shumë e keqe në kulturën tonë të përgjithshme, ne në vend se të mendojmë dhe në vend se të argumentojmë problemet, ne përpiqemi që të zhvillojmë një diskutim ‘fjala mujtas'”.

Rugova thotë se duke qenë të zhurmshëm deputetët mund ta bartin edhe mosdijen e cila po shfaqet edhe në vende të tjera si në debate, kafe e kudo.

“Mendojmë se duke qenë shumë të zhurmshëm në atë mosdijen tonë ne do të mund të ndikojmë në shoqëri. Kjo kulturë fjala mujtëse është bartë edhe në debate televizive, po bartet gjithnjë e më shumë në Kuvend dhe mund ta gjejmë tash edhe nëpër qarqe të tjera dhe nëpër kafe dhe nëpër kudo. Njerëzit pretojnë të argumentojnë problemin dhe kryesisht kapen me individin, kapen me etiketa të ndryshme”.

Ai mendon se nuk duhet ndëshkuar gjuha e deputetëve sepse konsideron se e drejta e mendimit të lirë dhe e drejta e shprehjes është e drejtë themelore e njeriut.

“Unë për vete kam një mendim të mbrojtjes së të drejtës së mendimit të lirë dhe të shprehjes së mendimit të lirë. E drejta themelore e një njeriu është kjo, e drejta për ta pasur gabim. Në jetën tonë ne më shpesh nuk ja qëllojmë se sa që ja qëllojmë. Në qoftë se ne do të nisim dhe t’i persekutojmë njerëzit për format e tyre të shprehjes dhe të mendimit edhe kur janë të gabuara atëherë ne do të rrezikojmë që njerëzit të mos shfaqin fare mendim. Do ta krijojmë një shoqëri memece”.

Erblin Hoxha nga “Debate Center” në një intervistë për Ekonomia Online tha gjuha e përdorur në Kuvend është një prej shembujve më të keq të diskutimit, duke e cilësuar si tëeskalua.

“Gjuha e përdorur në Kuvend është një prej shembujve më të keq të diskutimit e aq  më shumë kur e kemi parasysh se Kuvendi është nëse mund ta quajmë shtëpia e demokracisë e përfaqësuesve të popullit. Ajo gjuhë e përdorur fatkeqësisht as në jetë reale nuk përdoret në atë nivel dhe duket që ka eskaluar deri sa më ka humb edhe vetë kuptimi në Kuvend edhe roli i deputetëve”.

Gjuha e ashpër e përdorur nga deputetët, Hoxha thotë se po e dëmtojnë logjikën e demokracisë që Kosova po provon ta ndërtojë.

“Deri tash ne e kemi parë që edhe në ato raste kur ka njëfarë pajtueshmërie të përgjithshme për zgjidhje të problemit gjuha e përdorur i parandalon shpeshherë në arritjen e kompromiseve që kjo direkt ndikon negativisht tek qytetarët. Çdo proces brenda kuvendit është tej mase i politizuar, është tej mase i partizuar dhe gjuha që përdoret prej partive të ndryshme si ato në pushtet, si ato në opozitë tash po edhe më herët thjeshtë në përgjithësi e dëmtojnë komplet logjikën demokratike që vendi jonë po provon ta ndërtojë”.

Ai thotë se mospajtimet e deputetëve kanë reflektim direkt në shoqëri, përderisa qasja që përdoret nga ta transferohet edhe në diskutimet e përditshme, raporton EO.

“Pra ne kemi 120 deputetë përfaqësues të qytetarëve dhe në rastet kur ka mospajtime çka do që ndodh në Kuvend është një reflektim direkt në shoqëri. Ato diskutime që bëhen në Kuvend, po aq më e rëndësishme qasja që përdoret nga partitë politike ndikon që ato diskutime të transferohen edhe nëpër lokale dhe në diskutimet e përditshme në mes individëve”.

Hoxha thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta respektoj një Kod të Etikës dhe se duhet të ketë ndëshkime direkte për gjuhën e përdorur.

“Unë mendoj që Kuvendi përtej gjuhës së përdorur, duhet një Kod të Etikës ta respektoj shumë më shumë dhe ndoshta jo vetëm dënime specifike në kuptimin e anashkalimeve apo përjashtimeve po duhet të ketë edhe ndëshkime monetare që në një mënyrë ose tjetër ndoshta kish me qenë mekanizmi më i lehtë për me i parandaluar deputetët me përdor një gjuhë e cila shkon kundrejt krejt logjikës së një diskutimi konstruktiv”.

“Kodi i etikës përveç gjuhës së përdorur sepse kemi parë edhe raste të tjera kur gjuha  e përdorur ka eskaluar në krejt nivelet e mundshme në ato raste duhet edhe me u parapa së paku  dhe largimi apo marrja e mandatit të deputetëve të cilët vazhdojnë me pas një sjellje të tillë”.

Të ngjashme