Gjuriq kërcënon: S’e japim pasurinë, Beogradi s’do të rrijë duarkryq

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 14:49 | Nga

Vazhdon cinizmi dhe arroganca e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën ë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gj uriq karshi Kosovës. Madje ai sot, nga Brukseli edhe i është kërcënuar vendit tonë transmeton Koha.net.

Gjuriq sot ka përsëritur atë që ka dëshirë ta zgjasë deri në pafundësi, vazhdimin e dialogut me Kosovën duke thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por jo edhe në dorëzimin e pasurisë së vet dhe ai njëkohësisht ka porositur se Beogradi nuk do të rrijë duarkryq, njofton mediumi serb novi magazin.

Ai , pas rundit të parë të bisedimeve në Bruksel ka thënë se nuk do të bëjë koncesionin katastrofikë dhe kompromise të qelbura në dëm të popullit të vet.

Gjuriq sot në Bruksel ka mbajtur takim me 28 përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian dhe me ata të institucioneve të BE-së në Bruksel.

Ai i ka njohur ta me qëndrimin e Beogradit për Trepçën.

”Politika jonë mbete politikë e dialogut, por kurrë nuk do të jetë politikë e futjes së kokës në zall, bërjes së kompromiseve pa bazë dhe në dëm të popullit serb”, ka thënë ai.

“Dialog po, por dorëzim të pasurisë sonë jo”, ka thënë Guriq duke aluduar në Trepçën, në Gazivodën dhe në resurse të tjera ekonomike të Kosovës në veri të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme