Gjuriq-Lunaçekut: Krimet e luftës nuk vjetrohen

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 18:03 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka porositur raportuesen për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek se krimet e luftës nuk vjetrohen.

Deklarata e Gjuriqit vjen pas deklaratës së Lunaçekut se BE-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për t’i hequr flet arrestet e dala afati.

Lunaçek e ka dhënë këtë deklaratë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Basel të Zvicrës I cili u ndalua në bazë të fletarrestit ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Gjuriq tha se Ramush Haradinaj dhe njerëzit nën komandën e tij do të përgjigjet herw do kur për krimet që “ata kanë bërë”, raporton Tanjug.

“Ia rikujtoj deputetes së Parlamentit Evropian se procedurat kundër Haradinajt para Tribunalit të Hagës nuk kanë përfunduar pasi që janë vrarë dëshmitarët”, ka thënë Gjuriq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme