Gjuriq: Me zhvlerësimin e Asociacionit, Kurti zhvlerëson edhe BE-në

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Marko Gjuriq, ka thënë se deklaratat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se “Asociacioni ka vdekur”, tregojnë se kreu i VV-së është një politikan i së kaluarës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se deklaratat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se “Asociacioni ka vdekur”, tregojnë se kreu i VV-së është një politikan i së kaluarës, dhe që nuk është i interesuar për të vendosur paqe dhe stabilitet në rajon.

“Duke mos inkurajuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Kurti zhvlerëson drejtpërdrejt BE-në, me ndërmjetësimin e të cilëve është arritur edhe Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë Gjuriq, shkruan RTS, transmeton lajmi.net.

“Duke bashkëpunuar me serbë, si Rada Trajkoviq, Rashiq, e Petroviq, që bashkë kanë marrë vetëm 3 për qind të mbështetjes së serbëve të Kosovës, Kurti po ndërton një perceptim të gabuar, që serbët e Kosovës nuk dëshirojnë krijimin e Asociacionit”, shtoi ai.

Të ngjashme