Gjuriq: Prishtina kërkon justifikime për ndërprerjen e dialogut

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 15:23 | Nga

Serbia është e befasuar me miratimin e rezolutës për ndërprerjen e dialogut në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar të enjten i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovës Marko Gjuriq.

Sipas tij, tash për tash “është e qartë se autoritetet në Prishtinë muajve të kaluar me ngritjen e tensioneve kanë kërkuar në fakt justifikim për të ndërprerë normalizimin e marrëdhënieve dhe dialogun me serbët dhe Beogradin”, transmeton Tanjug.

Gjuriq në kumtesë për media ka theksuar se Beogradi mbetet i përkushtuar në bisedimet si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve dhe harmonizimit të interesit me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, por është e qartë se nuk janë të gjithë akterët në dialog të përcaktuar për këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme