Gjuriq: Prishtina nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 16:11 | Nga

Dokumenti për formimin e Asociacionit të komunave serbe që ka prezantuar Prishtina nuk është asgjë deri te pretendimet e mëparshme të institucioneve të Kosovës së do ta formojnë një Asociacion, tha sot shefi i të ashtuquajturës zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

“Prishtina nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin”, ka thënë Gjuriq.

Gjurriq në një konferencë për media që ka mbajtur në Beograd ka thënë se e kanë siguruar dokumentin origjinal, i cili sipas Gjuriq, i  njëjti i është prezantuar përfaqësuesve të ShBA-së dhe BE-së.

“ E kanë ndarë dokumentin me ShBA-në dhe BE-në si aktin e tyre zyrtar dhe ne presim një përgjigje adekuate. Unë dua t’u them “nuk do ta shihni asi filmi. Serbët do të punojnë në AKS siç është përcaktuar në marrëveshje”, ka thënë Gjuriq, ndërsa transmeton agjencia B92.

Sipas dokumentit që ka prezantuar Gjuriq në ekip të jenë katër përfaqësues serbë, ndërsa sipas tij grupet punuese  kanë nga 12 anëtarë që i bie se shumicën do ta kenë shqiptarët.

Ndryshe Gjuriq sot do të qëndrojë në Kosovë për nder të Pashkëve ortodokse.

Të ngjashme