Gjuriq: Raporti ndaj çështjes së të zhdukurve të jetë tregues i sinqeritetit

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 13:24 | Nga

Raporti ndaj çështjes së të zhdukurve duhet të jetë një tregues i sinqeritetit tonë të përbashkët në përpjekjet për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për rajonin dhe më në fund për të mbyllur faqet e historisë së konfliktit dhe urrejtjes.

Kështu tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai tha se kjo ditë nga viti në vit i përkujton vendet dhe shoqëritë në rajon për detyrimin e papërmbushur ndaj familjeve të njerëzve të zhdukur në konfliktet e luftës në ish-Jugosllavi, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme