Gjuriq i reagon Avni Arifit

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 13:31 | Nga

Marko Gjuriqit nuk i ka pëlqyer deklarata e Avni Arifit në lidhje me territorin, në kohën kur Kosova dhe Serbia kanë nisur takimet e para për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në Bruksel, ndërsa në opinion është përfolur mundësia që në fazën finale të Dialogut të diskutohet edhe për shkëmbim territoresh.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se Arifi s’është njeri kompetent për të dhënë ose marrë territor.

Reagimi nga Beogradi vjen pas deklaratave të Shefit të  Delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, i cili  është zotuar se për asnjë çmim nuk do të japin territor.

“Arifi nuk mund të japë vlerësim për diçka që nuk është e tija dhe se asnjë metër katror e Kosovës dhe Metohisë nuk i përket atij.

“Arifi mund të negociojë për pronën e trashëguar nga babai i tij, nëse ka, dhe jo territor të Serbisë. Kosova dhe Metohija është territor i Serbisë dhe ne nuk do t’i japim asnjë metër katror të tokës serbe, separatistëve shqiptarë”.

“Gjithë territori i Kosovës dhe Metohisë ka qenë dhe është territor i Serbisë”, ka thënë Gjuriq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme