Gjuriq: Sigurohet mbrojtja ligjore e serbëve në Kosovë

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 10:33 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes së drejtësisë sigurohet mbrojtje ligjore për personat fizik dhe juridik.

Gjuriq ka konfirmuar se delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së arritën një marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes për gjyqësorin në vitin 2015.

“Pas disa muajsh të përpjekjeve diplomatike, delegacioni ynë me këtë marrëveshje arriti të sigurojë njohjen dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave të Republikës së Serbisë të miratuara pas vitit 1999 në Kosovë dhe Metohi, duke siguruar mbrojtje adekuate ligjore për personat fizikë dhe juridikë serb në krahinë,” i tha ai Tanjugut.

Ai thekson se kjo është një marrëveshje e rëndësishme.

” Është rënë dakord edhe mënyra e funksionimit dhe organizimit të institucioneve të drejtësisë në zonat me popullsi kryesisht serbe. Palët ranë dakord po ashtu se si do të zgjidhet procesi i integrimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, si dhe data e integrimit të tyre është paraparë 10 janari i vitit 2017, “shpjegoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme