Gjuriq: Trepça krenaria jonë kombëtare

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka uruar Ditën e minatorëve për punëtorët dhe menaxhmentin e kombinatit të “Trepçës”, si dhe minatorët tjerë të Serbisë, raporton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”.

Ai ka konstatuar se puna e minatorit është e rëndë, e rrezikshme, por mbi të gjitha e pastër, duke shtuar se minierat janë të ndërlidhura ngushtë “me zhvillimin e Kosovës dhe Metohisë, por edhe të tërë Serbisë” dhe se “pa këtë kombinat, zhvillimi ekonomik në krahinën jugore serbe do të ishte vështirë të imagjinohet”, transmeton Koha.net.

“Trepça, mbi të gjitha, është krenaria jonë kombëtare dhe pjesë integrale e progresit që e arrijmë në planin ekonomik, por edhe në të gjitha planet tjera”, tha Gjuriqi në letrën dërguar minatorëve dhe menaxhmentit të kombinatit “Trepça” dhe shprehu besimin e tij se “do të përmbush me shpejtësi sfidat përpara” dhe do të kontribuojë si deri më tani në zhvillim, “që do të jetë një inkurajim dhe një shtysë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”.

Të ngjashme