Gjuriq: Universiteti i Mitrovicës mbetet në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 23:03 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka uruar studentët e universitetit të Mitrovicës së Veriut me rastin e 23 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, e si zakonisht bëri dhe deklarata kundër shtetit të Kosovës.

Duke uruar studentët e universitetit që në fakt quhet Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë të Veriut, ai ka thënë se ky universitet do të mbetet pjesë e sistemit arsimor të Serbisë.

“Universiteti juaj do të mbetet në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë, sepse për popullin tonë në Kosovë kjo është çështje më rëndësi strategjike. Rinia, energjia dhe dituria juaj le të jetë themeli për një strukturë më të fortë kombëtare, kurse veprat e juaja të jenë në të mirë të kësaj dhe gjeneratave të ardhshme”.

“Juve ju përket që të shfrytëzoni për të marrë dituri, për ide të reja dhe arritje intelektuale, që në të ardhmen të ndihmoni që Kosovën tonë dhe tuajën, të drejtojmë në rrugën e përparimit. Koha në të cilën jetojmë. Koha kur po jetojmë është tunduese dhe plot sfida, dhe duhet të përgjigjemi të armatosur me dijen, mençurinë, fuqinë dhe energjinë tuaj”, ka thënë Gjuriq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme